Friday, February 14, 2014

Te reja me te fundit nga Sporti



   

              Del Potro, Murray vie for Rotterdam title



Eight pro-tennis players including Andy Murray have already confirmed their participation in the biggest indoor hard court event of the year - the ABN AMRO World Tennis Tournament. The event takes place at Rotterdam, Netherlands from February 10-16 and one player gets to take home the €1,369,305 prize money. Can World No. 4 Juan Martin del Potro defend his title as he vie for his 19th tour-level and second of the season?



            Dëmtohet Tola dhe i jep fund Lojërave Olimpike Dimërore 



Skiatori shqiptar Erjon Tola, një nga dy sportistët tanë në Lojërat Olimpike Dimërore “Soçi 2014”, është dëmtuar gjatë një stërvitjeje në palestër dhe nuk do të marrë pjesë në provat e programuara më 19 dhe 22 shkurt. 27-vjeçari është dëmtuar në parakrahun e majtë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo olimpiadë dimërore ishte e treta në karrierë për Erjon Tolën. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë më parë në Olimpiadën e Torinos (2006) dhe të Vankuverit (2010)

Kryeministri Rama me fanellën e Pogba




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo ka postuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, një album fotografish përsa i përket vizitës së Grupit Bosch në Shqipëri. Por ajo që bie më shumë në sy në album është fotoja e kreut të qeverisë shqiptare me fanellën e mesfushorit francez të Juventusit, Paul Pogba. Ai shpjegon se uniformën ia ka dërguar klubi bardhezi, si mesazh inkurajimi.


David Luiz në planet e Barcelonës




David Luiz do të jetë në krye të listës së objektivave të Barcelonës, informoi të enjten e përditshmja britanike “Daily Mirror”. Trajneri i Barçës, Tata Martino dhe drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta, kanë hartuar një listë me emrat që mund t’i bashkohen së shpejti klubit dhe qendërmbrojtësi brazilian është vendosur në vendin e parë. Katalanasit e kërkuan Luizin edhe në fillim të sezonit aktual, por mbërritja e Mourinhos në “Stamford Bridge” bllokoi kalimin e tij.


Sezon spektakolar për  Ronaldo




Në 32 ndeshje të luajtura me Real Madrid këtë sezon, fituesi i “Topit Artë” për vitin 2013 Cristiano Ronaldo ka shënuar gjithsej 34 gola, me një mesatare prej 1,06 finalizimesh për ndeshje. Shifra me të vërtetë stratosferike këto për një futbollist. Në La Liga Ronaldo kryeson listën e golashënuesve pasi ka shënuar 22 gola në 21 takime të zhvilluara. Por luzitani nuk është vetëm kryegolashënuesi i Primera Divizion pasi ai udhëheq edhe në Uefa Champions League, në 5 ndeshje të luajtura në këtë kompeticon Ronaldo ka shënuar plotë 9 herë, një mesatare e frikshme kjo me pothuajse dy finalizime për ndeshje. Rrjetat e Cristianos nuk mungojnë as në kupën e Mbretit, megjithse në këtë kompeticion finalizimet e tij nuk kanë qenë të shumta pasi Ronaldo në 6 takime ka realizuar vetëm 3-herë. 29-vjeçari me paraqitjen që ka bërë në këtë sezon thyen kështu edhe rekordin e tij më të mirë personal që e ka pasur në vitin vitin 2013 ku në 32 ndeshjet e tij të para kishte realizuar 33 herë. Ronaldo këtë sezon lufton edhe për të fituar Këpucën e Artë europiane, megjithse për momentin renditet i dyti në klasfikim pas sulmuesit të Liverpoolit Luis Suarez, i cili në Premier Ligë këtë sezon ka shënuar një gol më shumë, se sa ka realizuar Ronaldo në La Liga.

Mourinho interesohet për Sami Khedira





Jose Mourinho ka përsërotur sërish  interesimin e tij për mesfushorin e Real Madrid, Sami Khedira shkruan Mundo Deportivo. Futbollisti gjerman, i cili po rikuperohet nga dëmtimi, ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2015. Palët kanë nisur negociatat për vazhdimin e kontratës, por ende nuk kanë arritur asnjë zgjidhje. Ndërsa, raportohet se Mourinho do të mundohet gjatë verës ta transferoj në Stemford Bridge ish mesfushorin e Stuttgardit.





















No comments:

Post a Comment