Transformimet e skuadrave për Champions League
Milan i Seedorf federoi El Sharaawy, i cili në grupe ishte i dëmtuar dhe blerjet Essien, i cili ndonëse luante me Chelsea nuk ishte federuar prej londinezëve, Taarabt dhe Adil Rami. Rivalët e kuqezinjve, Atletico shtuan në skuadrën e tyre blerjen e Janarit, brazilianin Diego. Skuadrat e tjera që bënë ndryshime të rëndësishme ishin Paris SG, Manchester United dhe Arsenal. PSG shtoi në skuadër mesfushorin Yohan Cabaye, i blerë nga Neëcastle për 23 milionë euro, ndërsa tek United rikthehet Fletcher, por jo Mata, i cili më parë kishte figuruar në listën e paraqitur prej Chelsea. Tek Arsenali, u federua Kim Kallstrom, Sipas rregullores së UEFA-s, klubet duhet të paraqesin një listë me 25 futbollistë dhe në merkaton e Janarit, nuk mund të federohen futbollistë që në fazën e grupeve kanë luajtur me një skuadër tjetër pjesëmarrëse në Champions.
No comments:
Post a Comment