Thursday, February 13, 2014

Lajme nga sporti Ndeshjet e dates 12-02-2014

toure autogol

Gerrard i jep fitoren Liverpool ndaj Fulham

Liverpool ka arritur të fitrojë me vështirësi ndaj Fulham me rezutatin  2-3 dukë çuar lojën në favorin e tij vetëm në sekondat e fundit të takimit. Goli i parë i ndeshjes ishtë një autogol i Kolo Toure. Sulmuesi i kombëtares angleze Daniel Sturridge barazoi rezultatin në minuten e 44′ dhe 1-1 u mbyll pjesa e parë. Richardon në minuten e 64′ shënoi golin e dytë, ndërsa braziliani Coutinho barazoi gjithçka. Steven Gerrard ka zgjidhur këtë sirtuatë në minuten e 90′ duke i dhënë fitoren ekipit të tij.








Bayern Munich i pamëshirshëm ndaj Hamburg 5-0


Bayern Munich ka shkatërruar Hamburg në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, duke e thyer me rezultatin e thellë 0-5. Mario Mandzukic shënoi tripletë për bavarezët, ndërsa për dy të tjerët menduan Dante dhe Robben të cilët i dhanë një biletë për në gjysmëfinale ekipit të tyre.


Napoli shkatërron Romën  

Napoli është finalisti i dytë i Kupës së Italisë ku e pret tashmë Fiorentina. Napolitanen shkatërruan Romën në ndeshjen e kthimit me rezultatin 3:0.Verdhekuqt  ndeshjen e parë e kishin fituar 3:2, por ekipi i Rafa Benitezit përmbysi rezultatin e Romës duke realizuar tre here në San Paolo. Golat për Napolin mbajnë firmën e Jose Maria Callejon (33), Gonzalo Higuain (48) dhe Jorginho (51). Napoli në finale të Kupës do të luaj me Fiorentinën


arsenal-manchester

Arsenal – Manchester United 0-0


Arsenal dhe Manchester United kanë mbyllur gjiothçka në barazim të bardhë pa gola. Ekipi i Arsen Wenger ka toleruar për të marr tre pikë para tifozëve londinez dhe të rikthehet në krye të tabelës, pas barazimit që pësoi Chelesa një ditë më parë. Pas këtij barazimi Arsenal mbetet në vendin e dytë me 56 pikë dhe United mbetet në vendin e shtatë me 42 pikë.  Everton – Crystal Palace dhe Manchester City- Sunderland janë shtyr për shkak të motit të keq.





podolski

Podolski nostalgji për Bayern 


Në një intervistë për gjermanen “Bild” Lukas Podolski pohoi se ështe penduar që u largua nga Bayern Munich në verën e vitit 2009 kur u transferua te Koln. 28-vjeçari mendon se do të kishte qënë me mirë që të qëndronte në “Allianz Arena” sidomos për faktin që Jupp Heynckes u caktua trajner pak ditë pas largimit të tij nga Bavaria. Megjithatë sulmuesi shtoi se tani ndihet mire te Arsenal dhe nuk e mendon rikthimin në Bundesligë.





manquillo-renia1

Rënia e rrezikshme e Javier Manquillo

Javier Manquillo rrezikoi një dëmtim të rëndë pas një rënieje shumë të rrezikshme mbi qafën e tij. Në ndeshjen që Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Atletico Madrid, lojtarit të ri spanjoll iu shkaktua një faull nga Cristiano Ronaldo gjatë dyluftimit në ajër dhe humbja e ekuilibrit bëri që ai të binte keq në tokë duke rrezikuar të thyente qafën. Manquillo vazhdoi lojën rregullisht në pak minutat e mbetura të pjesës së parë, por nuk hyri në fushë për pjesën e dytë pasi shkoi në spital për kontrolle.



befa chelsea



















Chelsea mer vetëm 1 pikë ndaj Bromwich Albion

Chelsea ka gabuar në përballjen e Premier League ndaj West Bromwich Albion. Vendasit më mjaft mjeshtri kanë ndalur skuadrën e Jose Mourinho pas barazimit 1-1. Ivanovic ka kaluar blutë e Londrës në avantazh në fund të pjesës së parë. Por në 45 minutat e dyta Chelsea ka pësuar golin e vëndasve i cili do ishte vendimtar për këtë takim. Në përballjet e tjera u arritën këto rezultate:
West Ham 2-0 Norwich
Cardiff 0-0 Aston Villa
Hull 0-1 Southampton
West Bromwich Albion 1-1 Chelsea


dortmund 1

Dortmund fiton më vështirësi me Frankfurt




Borussia Dortmund me vështirësi arritu të marrë fitoren  fitore në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, pasi mundi Frankfurt në transfertë me rezultat 0-1. Skuadra e Frankfurt luajti më mirë, megjithatë ish anëtari i Saint-Etienne Aubameyang, shënoi në minutën e 83′ golin vendimtar dhe të fitores për skuadrën e Jurgen Klopp.



ronaldo 2

Real Madrid në finalen e Copa del Rey

Real Madrid u kualifikua në finalen e Copa del Rey (Kupa e Mbretit), pasi edhe në ndeshjen e kthimit e mundi Atleticon, por kësaj radhe me rezultaint 0:2. Hero i këtij takimi ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili në këtë takim realizoi dy gola, pas dy 11 metërshave në favor të Los Blancos. Të parin e shënoi në minutën e 7-të derisa të dytin në minutën e 16-të. Real Madrid në finale të kësaj gare sipas gjitha gjasave do tëketë përballë Barcelonën, e cila pret të eliminoj Real Sociedad.


maradona veronika

Maradona sërish baba nga ish e dashura


Diego Armando Maradona pret një fëmijë që do ta sjellë në jetë ish e dashura e tij, Veronika Ojeda, që me “El Pipe de Oro” ka një tjetër djalë, Diego Fernando, që ka lindur një vit më parë. Lajmi i vitit është konfirmuar nga vetë Ojeda, që e ka zbuluar se është shtatzënë vetëm para pak ditësh. Sipas raportimeve që vijnë nga Argjentina, Ojeda ka udhëtuar javën e shkuar drejt Dubait për t’ia dhënë personisht lajmin Maradonës, i cili po përgatitej të festonë 1-vjetorin e të birit Diego Fernandos. Për momentin nuk ka një reagim të kampionit të Botës në vitin 1986, i cili aktualisht është i fejuar me 22-vjeçaren Rocio Oliva.



Per  te  hapur  nje  llogari  ne Eurolloto telefono  ne 0692077731







No comments:

Post a Comment