Thursday, February 13, 2014

Barcelona – AC Milan



                               



E konsideruar si ndeshja më e rëndësishme e Champions League përballja mes Milan dhe Barcelonës pritet me një interes të madh në mbarë botën. Katalanasit do të synojnë një përmbysje historike, në “Camp Nou”. Lajm i mirë për Barcelonën është rikuperimi i mesfushorit Xavi, që është në dispozicion të trajnerit Roura dhe në gjendje për t’u përballur me Milanin pas problemit në kofshë. Në kampin tjetër sulmuesi Pazzini i Milanit nuk ka udhëtuar me skuadrën pas dëmtimit ndaj Genoas. Allegri do ti besojë të riut të talentuar Niang një vend titullari në ndeshjen e kundër katalanasve, ndërsa në dispozicion do të jenë edhe Bojan Krkiç e Robinho.
Trajneri Roura pritet që ashtu si në San Siro të hedhë në fushën e lojës formacionin 4-3-3.
Në portë: Valdes.
Në Mbrojtje: Jordi Alba, Pyol, Pique dhe Dani Alvesh.
Në mesfushë do të jenë Iniesta, Buskets dhe Xavi Hernandes.
Ndërsa në repartin e avancuar do të jetë treshja David Villa, Messi dhe Pedro.
Në kampin tjetër skuadra e trajnerit Alegri pritet që të përgjigjet me të njëjtin formacion 4-3-2-1.
Në portë: Abiati.
Në mbrojtje: Constant, Mexes, Zapata dhe De Sciglio.
Në mesfushë: Muntari, Montolivo dhe Ambrosini.
Ndërsa në Sulm Boateng dhe El Shaarawy do të mbështesin sulmuesin francez Niang që pritet të luajë në rolin e Balotelit në mbrëmjen e sotme.
Ndeshja do të luhet në Camp Nou në orën 20:45, në një stadium të tejmbushur nga tifozëria. Barcelona shihet e superfavorizuar nga kompanite e basteve. Fitorja e katalanasve kuotohet me Koefiçentin 1.3, barazimi 4.7 ndersa fitorja e Milan me koefiçentin 7.4. Barcelona ka një avantazh të lehtë ndaj Milan edhe në takimet direkte. Në 16 perballje katalanasit kanë fituar 6, Milan 5 ndërsa 5 takime të tjera kanë përfundur në barazim


 Per  te  hapur  nje  llogari  ne Eurolloto telefono  ne 0692077731

No comments:

Post a Comment