Argjentina, Sabella për Tevez: “Nuk ka surpriza”
Në Argjentinë, tema e ditës është mosgrumbullimi i Karlos Tevez në përfaqësuese, i cili mungon që nga viti 2011. Asnjëherë nuk e ka kuptuar përse nuk bën pjesë në skuadër, por është e qartë se marëdhëniet me trainerin Sabella janë në pikën e fundit. Më 5 mars është miqësorja me Rumaninë dhe traineri i Argjentinës ka deklaruar: “Nuk flas për ata që nuk janë të grumbulluar, por mund të them se nuk do të ketë surpriza”. |
Real Madrid, Ançeloti: “Finale e merituar”
Karlo Ançeloti ndihet i lumtur pasi ka siguruar finalen e Kupës së Mbretit, pas fitores me Atletikon. “Rezultati i ndeshjes së parë ishte vendimtarë. Kemi zhvilluar një gjysmëfinale shumë të mirë, e merituam kalimin në finale. Nuk kemi pësuar gol në të dy sfidat e luajtura, kjo do të thotë se jemi mirë. Ronaldo? Është mirë, ka shënuar dy gola të rëndësishëm në fillim të ndeshjes. Arritja në finalen e Kupës është gjithmonë një gjë e mirë për skuadrën”, ka deklaruar Ançeloti. |
Botërori 2014, Bufon: “Nuk fitohet vetëm me teknikë”
Kupa e Botës është ende larg, por Gigi Bufon është gati për aventurën në Brazil. Numri 1 i përfaqësueses së Italisë ka bërë një koment të situatës. “Sinjalet janë të mira. Vijmë pas katër vitesh pune në një rrugë pozitive, tani ka kureshtje për të parë nëse mund të jemi protagonistë. Në letër nuk jemi favoritë, por nuk fitohet vetëm me teknikë, dhe ne italianët jemi në gjendje të japim më të mirën kur është e nevojshme”, ka deklaruar Bufon. |
Çelsi, Murinjo: “Na mungon personaliteti”
Traineri i Çelsit, Jose Murinjo ka mbetur i zhgënjyer pas atij barazimi 1-1 në fushën e WBA. “Për një orë ishte vetëm një skuadër në fushë, por në fund nuk kemi arritur të sjellim tri pikë në shtëpi. Nuk jemi aq të fortë sa për të vrarë një ndeshje. Edhe kundër Sitit humbën një numër të madh rastesh për të mbyllur ndeshjen. Për fat nuk bëmë gabime në mbrojtje, në kundërshtim me atë që ndodhi në ndeshjen e fundit”, ka deklaruar traineri i Çelsit. |
No comments:
Post a Comment